Rajon - Botë

Sulmi në Bruksel/ Michel: Zemra e Evropës është goditur nga dhuna

Presidenti i Këshillit Europian reagoi në lidhje me sulmin terrorist në Belgjikë, ku u vranë dy shtetas suedezë.
“Zemra e Evropës është goditur nga dhuna”, tha Michel në një postim në X, duke shtuar se “zemra ime është me familjet e viktimave të sulmit vdekjeprurës në qendër të Brukseli”.
Në të njëjtën kohë, ai shpreh mbështetjen e tij për autoritetet belge dhe shërbimet e sigurisë që po monitorojnë situatën.
Komisioneri i Drejtësisë Didier Reyders tha se pas Francës dhe Belgjika u bë shënjestër e terrorizmit islamik. “Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe të dashurit e tyre. Ne duhet të qëndrojmë të palëkundur dhe vigjilentë përballë këtij kërcënimi të vazhdueshëm”.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit frikacak në Bruksel”, tha Alexander De Croo në një postim në Platformën X, duke shtuar se ai është “me ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm në qendrën kombëtare të menaxhimit të krizave”.
“Po monitorojmë situatën dhe kërkojmë nga banorët e Brukselit të jenë vigjilentë”, theksoi ai.