Një operacion i përbashkët i marinës ukrainase dhe shërbimit të sigurisë në Detin e Zi ka nxjerrë jashtë funksionit një nga anijet cisternë të naftës të ashtuquajtura të “flotës në hije” të Rusisë, tha një zyrtar i shërbimit të sigurisë.
Sipas mediave të huaja, anija cisternë Dashan, që thuhet se mbante flamurin e Ishujve Komore, po lundronte me shpejtësi maksimale me transponderët e saj të fikur, tha zyrtari, duke shtuar se anija pësoi “dëme kritike” gjatë sulmit, i cili ndodhi sot.
Pamjet që supozohet se tregojnë sulmin janë shpërndarë gjerësisht në internet, përcjell A2 CNN.
Pavarësisht përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës, luftimet mes dy vendeve po vijojnë ende.

