May 7, 2024
Rajon - Botë

Sulmi me 40 viktima në Moskë, reagon BE: Jemi të tronditur dhe të tmerruar

BE-ja shpreh tronditjen dhe neverinë për sulmin terrorist në vendin e koncerteve në Crocus të Moskës.

Përfaqësuesi i politikës së jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një postimi në rrjetin social “X”, thotë:

“BE-ja është e tronditur dhe e tmerruar nga raportet për një sulm terrorist në vendin e koncerteve të Crocus City Hall në Moskë. BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve. Mendimet tona janë me të gjithë ata qytetarë rusë që janë prekur”, ka shkruar Peter Stano.