Sukses Historik: Edit Shkreli zgjedhet gjykatësja e parë shqiptare në New York

HISTORIA FAMILJARE: Edita ka lindur në Shkodër, dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Po ashtu, Ing. Shkreli ka qënë kryeingjieri i eliminimit të pasojave të termetit të tmerrshëm të vitit 1979 me epiqendër në Dajç të Bregut të Bunës dhe kryeingjinieri i ndërmarrjes së asfaltimeve për të gjithë Zonën e Veriut. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetarë në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare.

AVOKATE ME EKSPERIENCE:

Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë (vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje comerçiale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.

PEDAGOGE E PËRKUSHTUAR:

Edita është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019.

LIDER I KOMUNITETIT:

Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.