Suat Zejnullahu është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë. Ai vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjatë profesionale dhe administrative.

Zejnullahu njihet si afarist i suksesshëm dhe ka ushtruar për vite me radhë funksione profesionale në Byronë për Furnizime Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e menaxhimit dhe procedurave të prokurimit publik.

Nga aspekti arsimor, ai është i profesor i diplomuar në Fakultetin Filologjik në Shkup në vitin 2004, si dhe jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit në vitin 2018. Po ashtu, Zejnullahu është përkthyes gjyqësor i autorizuar nga Ministria e Drejtësisë për përkthim nga gjuha shqipe në maqedonisht dhe anasjelltas, dhe posedon diplomë për përkthim simultan, konsekutiv dhe tekstual.

Ai është pajisur me certifikata profesionale në fushën e prokurimeve publike, përfshirë certifikatë ndërkombëtare për prokurime publike nga BERZH dhe Banka Botërore, si dhe certifikatë për trajner nga byroja kompetente. Gjithashtu, ka përvojë në ligjërim dhe trajnime për prokurime publike në seminare brenda dhe jashtë vendit.

Pas marrjes së detyrës së re, drejtori i sapoemëruar ka bërë të ditur se prioriteti i tij i parë do të jetë organizimi i brendshëm i ndërmarrjes dhe evidentimi i gjendjes reale në NP “Tregu”, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ai vjen në këtë post si kuadër i Lëvizjes Demokratike.(INA)

sqShqip