Autostradat dhe rrugët në SHBA janë mbuluar nga bora dhe akulli pas motit të keq që ka përfshirë zonën verilindore.
Më shumë se 50 milionë amerikanë janë paralajmëruar të kenë kujdes për stuhinë dimërore.
Parashikohen reshje të dendura dëbore në Pensilvani dhe New England. Gjithashtu, raportohet se janë mbyllur qindra shkolla.

