Studimi japonez: Varianti britanik i koronavirusit është më ngjitës
Studimi japonez: Varianti britanik i koronavirusit është më ngjitës
Hulumtuesit japonezë thonë se varianti i COVID-19 i shfaqur në Britani të Madhe është 1.32 herë më ngjitës se virusi i shfaqur për herë të parë.
Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, hulumtuesit e Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NIID) në Japoni kanë bërë kërkime lidhur me variantet e COVID-19 të përhapur në të gjithë vendin.
Pas një procesi analizues që ka zgjatur rreth 50 ditë, është përcaktuar se varianti i COVID-19 i shfaqur në Britani është 1.32 herë më ngjitës (infektues) se virusi origjinal.
Kreu i NIID, Takaji Wakita në një konferencë për media tha se varianti është intensifikuar në rajonin Kansai dhe se gradualisht ka filluar të përhapet në Tokio dhe rajonet përreth.