Krisin grushtat në komunën e Dibrës

Kanë krisun grushtat në komunën e Dibrës sepse janë ngatërruar dy funksionarë lokal mes veti. Burime nga komuna që kanë qenun dëshmitar, thonë se një drejtor e ka sulmuar një zyrtar të komunës shkaku i hesapeve të papastrume partiake. Incidenti nuk ka eskalumun sepse kanë ndërhy kolegët e tij dhe e kan penguar incident më të madh. Pasi bëhet fjalë për funksionar të një partie të njëjtë, rasti nuk është paraqitun në polici.