Diaspora

Studentët shqiptarë nga Zvicra vizituan arbëreshët e Kalabrisë bashkë me presidenten Vjosa Osmani

Prej dy dekadash sa vizitoj ngulimet arbëreshe nuk kam përjetuar çaste më emocionuese se sa dje gjatë vizitës së studentëve shqiptarë nga Zvicra në Frasnitë të Kalabrisë, në shtëpinë- bibliotekë, të personalitetit të shquar arbëresh, Atë Antonio Bellusci, gazetar–shkrimtar-pedagog dhe etnolog dhe mbi të gjitha, një misionar dhe atdhetar i devotshëm, i cili me shumë emocione madje edhe me lot priti rreth 40 studentë shqiptarë nga Zvicra.

Gjatë vizitës disaditore në Kalabri, në shoqërim me studentët shqiptarë nga Zvicra dje vizituam Atë Antonio Bellusci, gazetar–shkrimtar-pedagog dhe etnolog dhe mbi të gjitha, një misionar dhe atdhetar i devotshëm, i cili në ditët më të vështira edhe në Stejt Departamentin amerikan u vu në mbrojtje të Kosovës.

Ndonëse sapo ka dalë nga spitali, Atë Antonio që gjatë kësaj pritjeje kishte vu në ballkonin e shtëpisë së tij flamujt kombëtar, atë të shtetit të Kosovës dhe atë italian, ndërsa që pasi përshëndeti veç e veç çdo studentë dhe vizitorë tjerë, ndër ta edhe Profesor Hazir Mehmetin nga Vjena dhe aktorin Ramadan Morina nga Gjermani që kësaj radhe jemi në shoqërim me studentët, duke i qerosë me bonbona e pije, ju foli atyre për rrugëtimin pesë shekullor të arbëreshëve të cilët ia arritën ta ruajnë identitetin, përfshi gjuhën ritet dhe zakonet, por edhe i luti ata që krahas asaj që të brumosen me arritje të reja shkencore të ruajnë edhe vlerat identitare të të parëve të tyre.

Studentët tanë të paraprirë nga kryetari i shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut Eleonit Smajli, pasi falënderuan për pritje kaq të përzemrë atë Antonion, luajtën edhe një valle të përbashkët në shtëpinë stërgjyshore të At Antonios, të shndërruar në një bibliotekë unike me një kapital prej më se 6 mijë ekzemplarësh të rrallë, por edhe në një odë mikpritjeje tradicionale ku miku nderohet me përqafime, lot e këngë arbëreshe, që përherë të krijojnë emocione e nostalgji.

Ndërsa që përmbyllja e takimit pati një moment shumë emocionues, sidomos kur aktori Ramadan Morina i dhuroi një plise atë Antonios dhe ai pasi e puthi e vuri me shumë dashuri në kokë duke u ndalë edhe prania antike që ka plisi ynë që nga koha e pellazgëve. Kjo nuk është hera e parë që bashkë me të motrën Rinën na pret me një përzemërsi të përcjellë edhe me këngë të vjetra arbëreshe.