April 29, 2024
Rajon - Botë

Rrufeja godet në fushën e futbollit, 5 të vdekur dhe 15 të plagosur

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e goditjes nga rrufeja në një fushë futbolli të ligave amatore në Kolumbi.

Sipas raportimeve të medias kombëtare, rrufeja goditi një fushë sporti në qytetin El Tambo në rajonin administrativ të Kaukës, ndërsa po luhej një ndeshje futbolli.

Nga raportimet nga vendi i ngjarjes, pesë persona u shpallën të vdekur në fushë, ndërsa kujdes shëndetësor morën 15 të tjerë, të cilët u dërguan në spitalin rajonal me autoambulancë.