May 25, 2024
Maqedoni

Strugë, zgjidhja e problemit me qentë endacak, sfidë

Problemi me kafshët endacak, kryesisht qen dhe mace, është një problem disa vjeçar në Strugë. Veterinarët thonë se situata është alarmante.

Sipas tyre, thuajse çdo ditë ka raste ku qytetarët janë sulmuar nga qentë endacak, dhe veç traumave dhe plagëve rrezikojnë të marrin edhe sëmundje që transmetohen nga këto kafshë.