May 16, 2024
Maqedoni

Strugë, prindërit e revoltuar kërkojnë nga shkolla “Vëllezërit Milladinovci” të ofrojë qëndrim ditor

ambient/hapësirë me kushte të mira, ku fëmijët do të kenë mundësi të përsëritin mësimet, të mësojnë diçka më shumë, ose ku kanë ngecje, të mësojnë gjëra të reja si dhe të merren me ndonjë aktivitet shtesë. Përveç kësaj, është e nevojshme shumë, veçanërisht për ata prindër që punojnë të dy dhe nuk kane ku ti lenë fëmijët në atë periudhë kohore deri sa të mbarojnë me orarin e punës(prindërit që kanë fëmijë te kl.1-5).”, tha Blerta, prind i një fëmije fillorist.

“Unë kam një fëmijë në klasë klasë të parë, edhe unë dhe bashkëshortja punojmë dhe nuk kemi familjarë që mundet të na ndihmojë me djalin gjatë kohës që jemi në punë. D.m.th. është një luftë e mundimshme planifikimi, organizimi dhe koordinimi me oraret e punës dhe orët e shkollës. Në rastin tonë mundësia qëndrimit ditor në shkollë do të ishte një lehtësim i madh. Kemi familjarë në Dibër, atje shkolla fillore e qytetit ofron qëndrim ditor për fëmijët dhe e shohim se sa ndihmë e madhe është për prindërit”, deklaroi një prind tjetër. Sipas informacioneve jozyrtare Portalb.mk mëson se një ndër shkaqet se pse në këtë shkollë nuk mundësohet qëndrimi ditor i fëmijëve është mungesa e kushteve, klasave dhe hapësirave të nevojshme për organizimin e qëndrimit ditor. Megjithatë, për ta kuptuar më konkretisht se çfarë e pamundëson apo e pengon organizimin e qëndrimit ditor në Sh.F.K. “Vëllezërit Milladinoci”, redaksia e Portalb.mk u drejtua deri tek udhëheqësia e shkollës në fjalë, megjithatë nga ky institucion arsimor deri në këto momente nuk kemi asnjë përgjigje.

Nga ana tjetër, pyetjes tonë se cilat janë detyrimet e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë (MASH) në organizimin e qëndrimit ditor nëpër shkolla, iu përgjigjen se shkollat janë vetë përgjegjëse për krijimin e kushteve për organizim të qëndrimit ditor të fëmijëve.

“Shkolla fillore për nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të tretë organizon pranimin dhe mbrojtjen e nxënësve një orë para fillimit të orëve për mësim të rregullt dhe një orë pas përfundimit të mësimit, në pajtueshmëri me prindin gjegjësisht kujdestarin. Shkolla fillore për nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e tretë mund të organizojë qëndrim të vazhdueshëm me nxënësit e së njëjtës paralele, nga e njëjta klasë ose nga klasa të ndryshme, pas marrjes së pëlqimit nga Ministria. Në qëndrim të vazhdueshëm, nxënësit përfshihen në pajtueshmëri me prindin, gjegjësisht kujdestarin. Në qoftë se janë siguruar kushte dhe mjete nga themeluesi, shkolla fillore mund të organizojë qëndrim të vazhdueshëm për nxënësit në grupe edhe atë, prej klasës së parë deri në të pestën me nxënës të së njëjtës klasë ose prej klasës së parë deri në të tretën dhe prej klasës së katërt dhe të pestë me nxënës nga klasa të ndryshme”, deklaruan nga MASH.

Ata shtojnë se në qëndrim të vazhdueshëm, nxënësit përfshihen në pajtueshmëri me prindin, gjegjësisht kujdestarin, ndërkaq MASH-i përmes bllok-dotacioneve bartë mjete për organizimin e qëndrimit të vazhdueshëm prej klasës së parë në të tretën, ndërsa për nxënësit e klasës të katërt dhe të pestë, komunat sigurojnë mjete përmes burimeve vetanake.

Sipas Konceptit të ri për Arsimin fillor, nxënësit duhet të qëndrojnë në shkollë për të gjitha aktivitetet gjashtë orë pune çdo ditë. Por përderisa një pjesë e madhe e nxënësve mësojnë në shkolla me dy turne, qëndrimi i detyrueshëm i nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën në shkollë është pesë orë në ditë, nga të cilat rreth 3 deri në 3.5 orë shpenzohen në orët mësimore pjesa tjetër e kohës plotësohet me aktivitete të tjera.