May 15, 2024
Kolumna

Struga, perla e mbetur në errësirë nga udhëheqësia e papërgjegjshme

Nga: Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë

Garnitura e Administatës së Komunës së Strugës, në krye me Ramis(z) Merko, në bazë të mos punës dhe mos përkushtimit për të mirën e qytetit, qytetarëve dhe komunës në tërësi, që e ka edhe obligim ligjor, ç’do ditë e më shumë dëshmon se në Strugë ka ndryshuar trajektoren e motos të një nga fushatave zgjedhore për pushtetin lokal të BDI-së, nga …për Komunen qe duam!, në …për Komunën që SE duam!.

Nisur nga numri i denoncimeve dhe ankesave të përditshme në lidhje me ndriçimin rrugor në qytet dhe në komunë, për gjoja kursim të 15 %, të energjisë elektrike, a në realitet gati 100 %, që ka shkaktuar terr të plotë në Qytet dhe Komunë, kaos në infrastrukturën komunale, parkingjet, mos funksionimi i Administrates Komunale, prezenca e qenve endacak nëpër rrugë të qytetit, lypsarëve, mos llogaridhënies dhe mos tranpsraencës për harxhimet publike, politizimit të arsimit, të shëndetësisë, etj., jemi dëshmitar të situatës dhe atmosferës së krijuar në qytet dhe komunë, ku dominon:

– TERR NË QYTET DHE KOMUNË ME NDRICIMIN PUBLIK…,
– TERR NË PUNËN E ADMINISTRATËS KOMUNALE…,
– TERR NË LLOGARIDHËNJEN DHE TRANSPARENCËN PUBLIKE…,
– TERR NË ARSIM TË POLITIZUAR…,
– TERR NË SHËNDETËSI TË POLITIZUAR…,
– TERR NË NEVOJAT TË RINIS…,
– TERR NË MBROJTJEN E AMBIENTIT JETËSOR ME DEPONIT…,
– TERR NË ART, KULTURË DHE SPORT…, dhe nga gjithë këto…
– TERR NË SHPRESEN PËR STRUGËN…, dhe vetëm pak DRITË PËR RETHIN E NGUSHTË TË KRYETARIT TË KOMUNËS…, sepse një ditë edhe ato do të ndeshen me situatën e njëjtë dhe se është vetëm çështje kohe.

Prandaj të nderuar qytetarë të komunës së Strugës, pyetja që parashtrohet në këtë moment është – DERI KUR?
Struga ka shpresë se ka Aleancë për Shqiptarët, se sa të jetë për këta, e keqja Strugës nuk do i ndahet.

# NDRYSHIM
# PUNË
# TRANSPARENCË

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02M4tMScVqNo8857iQRT85U2zkyJBxehrDjcvF97VnE41kyamdXhStzmH9JEMPxsqxl&id=100082328655055https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02M4tMScVqNo8857iQRT85U2zkyJBxehrDjcvF97VnE41kyamdXhStzmH9JEMPxsqxl&id=100082328655055