Struga arriti fitore të mrekullueshme me dy lojtarë më pak
Ndonëse me dy lojtarë më pak në fushë, Struga e mbylli me fitore ndeshjen ndaj Bregalnicë, në kuadër të javës së shtatë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Struga mposhti Bregalnicën në udhëtim me rezultatin 3:1, në ndeshjen e luajtur të dielën.
Të dielën luajtën edhe Shkëndija dhe Voska Sport.
Dy skuadrat shqiptare pësuan disfatë. Shkëndija humbi nga Sileksi 2:1, kurse Voska 2:0 nga Rabotniçki.