Sport

Senzacion botëror, Maqedonia mundi Gjermaninë 2-1!

Përfaqësuesja e Maqedonisë përgatiti befasinë më të madhe në raundin e tretë të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022” , duke mundur Gjermaninë në Duisburg me 2-1. Një fitore që është baraz me senzion të nivelit botëror, pasi që vendasit nuk dijnë për disfatë në 8 ndeshje radhazi në trollin gjerman. Në kohën shtesë të pjesës së parë Pnadev shënoi gol, pas një asisti perfekt të Enis Bradhit, që solli sulmuesin veteran vet para portës së Ter Stegenit. Epërsi prej një goli ishte active deri në minutën e 62-të, kur Alioski ndërhyn në mënyrë të parregullt, Sane “sktron” mirë, ndërsa arbitri tregoi në pikën e bardhë. Ekzekutues I saktë ishte Gundogan për të barazuar shifrat në tabelë 1-1.

Pas barazimit Gjermania solli presion, ndërsa Maqedoni u përgjigj me kundërsulme të shpejta. Në njërën prej tyre morri rivënie nga këndi, pas së cilës Gundogan luajti me dorë në zonë dhe të gjithë futbollistët e Maqedonisë reaguan drejt arbitrit kryesor që të akordojë penalty, mirëpo ky i fundit nuk reagoi në atë drejtim. Në kahjen tjetër, Timo Verner humbi rastin e ndeshjes, kur nuk kontroll topin në 5 metra para portës së Maqedonisë edhe pse para tij qëndronte vetëm portieri Dimitrievski. Dhe shpërblimi për lojën e mirë erdhi në minutën e 85-të, kur Arian Ademi u fut në zonë dhe asiston në 5 metra , ndërsa aty u gjend fluturimthi Elif Elmas për të tundur për herë të dytë rrjetën e Ter Stegenit. Deri në fund të takimit, GJermania kaloi me të gjithë forcat në sulm për të barazuar shifrat në 2-2, por pa sukses. Në fund fitore senzacionale e Maqedonisë që grumbullon 6 pikë dhe renditet në vendin e dytë në Grupin “J”.