October 8, 2024
Maqedoni

Maqedonia ndër vendet e fundit që ka nisur procesin për regjim pa viza me SHBA, mund të zgjasë mbi 20 vite!

Në lidhje me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26,29%, ju informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të SHBA-së. ( Visa Waiver Program )

Gjegjësisht, me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kushtet kanë të bëjnë për fusha të ndryshme, por një nga më kryesoret është që përqindja e vizave të refuzuara të jetë maksimumi 3%.

Në këtë kontekst, theksojmë se përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30% është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për të cilat planifikojmë të fillojmë së shpejti një fushatë për edukimin e qytetarëve për procesin e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësohen, në mënyrë që për të marrë një vizë për në SHBA.

Procesi i anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në SHBA është një proces afatgjatë dhe kompleks, i cili kërkon aktivitete të vazhdueshme, për të cilat ne po punojmë me përkushtim. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Programin për regjimin pa viza u bë pjesë e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe është ndër projektet në Planin e Veprimit, i cili u miratua në seancën e Qeverisë në shkurt të këtij viti.

Arritja e këtij qëllimi do të jetë e dobishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të sjellë një impuls shtesë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik, si dhe për afrimin e popujve të dy vendeve.

Burime nga MPJ kanë sqaruar për mediat se Maqedonia është ndër vendet e fundit që ka nisur procesin për regjim pa viza me SHBA dhe se ky proces mund të zgjasë mbi 20 vite.
Ata supozojnë se informacioni është plasuar tani për politikë ditore dhe për të mbuluar deri diku turpin me përqindjen e lartë të vizave të refuzuara për qytetarët e vendit tonë.