May 19, 2024
Kosovë

Stano pyetet për kidnapimin e policëve: Çështje urgjente, po e ndjekim nga afër

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësia speciale e Serbisë.

Ai tha se këtë çështjen urgjente po e ndjekin nga afër dhe se janë në kontakt me të dyja palët dhe KFOR-in.

“Kjo është çështje që po e ndjekim nga afër dhe është një çështje urgjente. [Jemi] në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in që është i rëndësishëm në këtë kontekst për ta kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Ne nxisim Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga ndonjë veprim apo reagim që do t’i kontribuonte tensioneve që janë të rritura”.