Spitali Klinik Tetovë merr reakreditim trevjeçar nga Agjencia për Akreditim – një vlerësim i rëndësishëm që konfirmon standardet e larta profesionale dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore që ofrojmë.
Ky akreditim përbën një arritje të veçantë, pasi për herë të parë institucioni ynë fiton akreditim me kohëzgjatje prej tre vitesh, duke reflektuar përkushtimin, përgjegjësinë dhe punën e vazhdueshme të të gjithë stafit.
Drejtori i Spitalit Klinik, Dr.spec. Erzen Elezi thekson se ky sukses është rezultat i një pune ekipore, planifikimit strategjik dhe përkushtimi të vazhdueshëm ndaj standardeve profesionale dhe sigurisë së pacientëve.
Ky vlerësim është dëshmi e punës profesionale dhe e angazhimit tonë për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve klinike, sigurisë së pacientëve dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Njëkohësisht, ai përfaqëson një motivim shtesë për të vazhduar në drejtim të zhvillimit dhe avancimit të mëtejshëm të institucionit.
U shprehim mirënjohje të veçantë të gjithë stafit dhe ekipit të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e akreditimit, të cilët me profesionalizëm dhe përkushtim kontribuuan në këtë sukses të përbashkët.

