July 23, 2024
Maqedoni

Spitali i Dibrës nuk ka mjete, Bebe Rexha i dhuron 10 mijë dollarë (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që të ndihmohet Spitali i Dibrës, pasi i njëjti nuk ka mjete të mjaftueshme/

“Për të gjithë shqiptarët dhe dibranët, ju lutem ndihmoni spitalin në Dibër. Nuk ka mjaftueshëm mjete. Ju lutem bëni donacione. Gjithçka u del në ndihmë”, ka shkruar Bebe në Instagram, ku ka rreth 11 milionë ndjekës.

Kujtojmë që është hapur një fondacion për të pranuar ndihmë financiare, përmes të cilit edhe është bërë e ditur se Bebe Rexha ka dhuruar donacion prej 10 mijë euro.

Bebe Rexha me origjinë është nga Dibra, ndërsa tani jeton në Brooklyn, New York.

Ndryshe Bebe Rexha asnjëherë nuk ka kursyer mbështetjen për shqiptarët.