E Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Këshillin Ministror të OSBE-së theksoi se siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Në fjalën e saj Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë. Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Europë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore, nënvizoi ministrja Spiropali.

sqShqip