May 2, 2024
Sport

Spektakël me shtatë gola në Romë, Maqedonia e Veriut mposhtet nga Italia

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut është mundur në “Olimpiko” të Romës nga Italia me rezultatin 5:2 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:0 në favor të Italisë. Fillimisht, Darmian në minutën e 17-të zhbllokoi shifrat për 1:0, përderisa dy gola tjera i gjeti Kiesa në të 41-tën dhe në minutat shtesë. Në 45-të minutat e para, Dimitrievski arriti të mbron edhe një penallti, ku doli të jetë fitimtar përballë Zhorzhinjos.

Në fraksionin e dytë, ekipi përfaqësues i vendit i drejtuar nga seleksionuesi Bllagoja Milevski e nisi më ndryshe, kur në minutën e 52-të Atanasov realizoi gol për Maqedoninë. Ndërkohë i njejti futbollist në të 74-të shënoi edhe njëherë tjetër, duke ngushtuar shifrat në 3:2.

Gjithsesi ky rezultati ishte deri në minutën e 81-tën, pasi Raspadori u shfaq në skenë, duke shënuar golin e katërt për Italinë për shifra 4:2, ndërsa deri në fund kishte hapësirë edhe për një gol tjetër, të cilin e shënoi El Sharavi për rezultat përfundimtar 5:2.

Përfaqësuesja e vendit, ndeshjen e radhës dhe të fundit në këto eliminatore do ta luaj të hënën kundër Anglisë në Shkup.