Dibër, 9 prill – Dega e koalicionit VLEN në Dibër ka kumtuar se në Sektorin për Punë të Brendshme në Dibër nuk ka as do të ketë ndryshime të sistematizimit për marrjen e kompetencave të policisë. Koj degë shton se opozita në Dibër ka dezinformuar, transmeton KOHA. Në kumtesën të degës të kolicionit VLEN-Dibër thuhet se SPB-Dibër mbetet i paprekshëm.

“SPB-Dibër mbetet i paprekshëm – bien poshtë propagandat dhe lajmet tendencioze të opozitës. Së fundmi janë përhapur disa propaganda dhe dezinformata lidhur me kinse ‘heqjen e kompetencave’ të stacionit policor në Dibër. Megjithatë, realiteti në terren tregon një situatë krejt tjetër. Në sistematizimin aktual të MPB-së, Dibrës nuk i preket asgjë nga struktura ekzistuese. Pozitat kyçe si Kryeshefi, Shefi i policisë kriminale, Komandanti i policisë së rendit dhe Komandanti i policisë për sigurinë rrugore vazhdojnë të funksionojnë normalisht dhe mbeten të pandryshuara. Po ashtu, edhe pika kufitare në Xhepisht vazhdon të operojë pa asnjë ndryshim, me përbërje ku dominojnë kuadrot shqiptarë. Këto fakte tregojnë qartë se pretendimet për dobësim apo margjinalizim të strukturave policore në Dibër nuk qëndrojnë. Përkundrazi, gjithçka mbetet në funksion të plotë dhe në shërbim të qytetarëve. Prandaj, në vend të përhapjes së panikut, fjalëve të kota, boshe dhe tendencioze, është e rëndësishme të mbështetemi në fakte dhe realitet”, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN në Dibër.

sqShqip