SPB Kumanovë me detaje për përleshjen me armë – tregon shkaqet
Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë ka dalë me deklaratë për incidentin e armatosur në qendër të Kumanovës, transmeton TV21.
Thuhet se një 44-vjeçar ka gjuajtur me armë drejt një 49-vjeçari, i cili më pas ka marrë lëndime në këmbë dhe ka përfunduar në spital.
“Më datë 05.12.2023 në ora 17.17 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Boris Kidriq” në Kumanovë, M.S.(44) ka gjuajtur me armë dhe e ka lënduar T.Sh.(49) në këmbë. Sipas të denoncuarës, shkak kanë qenë raportet e papastruara të ndërmjetme. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftim.