May 30, 2024
Maqedoni

Është arrestuar Lupço Palevski, vrasësi i 14 vjeçares, ja në cilin shtet!

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, do të mbajë pres konferencë sonte në ora 22 e 30 minuta, raporton lideri.mk.
Tv Telma ka njoftuar se disa portale kanë shkruar se Spasovski do të bëj të ditur se eshte arrestuar Lupço Palevski Palço, i dyshuari kryesor per vrasjen e dyfishtë. Ai eshtë arrestuar në një vendkalim kufitar në Turqi.

Ndërkohë Tre të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit janë sjellë në Gjykatën Penale, ku gjyqtari i procedurës paraprake duhet të vendos nëse do t’u shqiptohet masa e re e paraburgimit, përcjell KlanM.

Përveç tyre, në gjykatë është sjellë edhe babai i Vanjës, i dyshuar se të arratisurit Ljupço Palevski – Palço i ka treguar rrugën e së bijës.

Kërkesat e reja për paraburgim vijnë pasi prokuroria ka hapur zyrtarisht një hetim ndaj tyre, i cili mund të kërkojë masën e paraburgimit më të gjatë se 48 orë.

Në ndërkohë, prokurorët kërkojnë edhe ndalimin e një personi tjetër, i dyshuar për veprën penale të ndihmës, gjegjësisht se me automjetin e tij e ka çuar Palevskin në Bullgari dhe më pas në Turqi./KlanMacedonia