May 4, 2024
Maqedoni

Spasovski: U krijua përshtypja se në Maqedoninë e Veriut krimi është më i madh sesa në vendet tjera

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka foluar për atë që e ka quajtur pështypje se në Maqedoninë e Veriut krimi është më i madh sesa në vendet tjera.

“Detyra jonë është ta heqim këtë përshtypje. Jemi të përkushtuar në reformat në gjyqësi, diçka që është pozitive. Por, çështje kryesore është se si të reformohet mendja dhe vlerat që të mos kërkojmë zbrazëtira juridike në ligje. Nëse arrijmë këtu, gjithçka është më lehtë. Shumica e qytetarëve dëshirojnë anëtarësim në BE, i gjithë rajoni nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Do të bëjmë gjithçka për ta arritur qëllimin dhe të nisim bisedimet me Bashkimin Evropian”, tha Spasovski.