Spasovski: Tek “Tigrat” nuk do të jetë gjuha shqipe
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se me Dekretin e miratuar në Qeveri, nuk do të ndryshojnë uniformat për njësitet që veprojnë në nivel republikan, si[ është rasti me Tigrat. Ai sqaroi se uniformat dygjuhëshe do të kenë vetëm policët që veprojnë në komunat dhe qytetet, ku 20 për qind e popullsisë kanë gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, e cila është në përputhje me Ligin për përdorimin e gjuhëve.
“Bëhet fjalë në nivel lokal, pra për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ndërsa, në shërbimet qendrore të cilat janë të shtrira në tërë shtetin, nuk ka asnjë ndryshim në pjesën e uniformave, njëjtë edhe ne Njësitin e Tigrave”, ka deklaruar Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.