May 10, 2024
Maqedoni

Dy tetovarë ia vendosën flakën një bastore, policia i arrestoi!

Sot në ora 07:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 23-vjeçarin A.K. nga Tetova, nën dyshimin se së bashku me personin N.L. (34) rreth orës 05:00 kanë hedhur shishe me lëng të ndezshëm në një bastore-kazino sportive në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë dhe ka shkaktuar zjarr, me ç’rast janë lënduar dy policë të cilët kanë qenë duke ndërmarrë veprime zyrtare në objekt në lidhje me një tjetër ngjarje të raportuar më parë informon TS.
A.K. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të bëhen parashtresat përkatëse.