May 14, 2024
Maqedoni

Spasovski: Në vendkalimin e Dojranit, nuk ka kalime të shpeshta migra

Spasovski: Në vendkalimin e Dojranit, nuk ka kalime të shpeshta migrantëve

Fluksi i migrantëve nga kufiri grek drejt vendkalimit Dojran i Vjetër është i ulët për shkak të masave për mbrojtje nga pandemia të cilat janë në fuqi edhe tek ne edhe në Greqi, kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, kalimtarët ilegal i shmangen kësaj rute për shkak të terrenit të pavolitshëm, por edhe përskaj kësaj kapacitetet shtetërore janë të orientuara drejt mbikëqyrjes kufitare.

“Bashkëpunimi me kolegët, jo vetëm nga Greqia, por edhe nga i gjithë rajoni është në nivel shumë të lartë kur bëhet fjalë për migrimin ilegal, sepse dihet se në qoftë se shtetet bashkëpunojnë, atëherë kemi suksese serioze”, tha Spasovski.