May 24, 2024
Maqedoni

Spasovski: Kriminaliteti është ulur për 8%

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në brifingun vjetor për vitin 2023, theksoi se gjatë këtij viti ka pasur rënie të kriminalitetit për tetë për qind dhe se janë shtypur 13 grupe kriminale me mbi 100 persona.

Si zhvillime kryesore ai përmendi mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Interpolit në Ohër, si dhe takimin ministror të OSBE-së në Shkup.

Spasovski theksoi edhe menaxhimin e flukseve migratore,
harmonizimin e kuadrit ligjor për migracionin me Konventën Ndërkombëtare për Migrantët, luftën kundër terrorizmit, parandalimin e trafikut të drogës, ku tha se po bëhet përparim i madh.