May 3, 2024
Maqedoni

Spasovski kërkon restriksione për përdorimin e veturave zyrtare dhe për udhëtimet zyrtare

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret që në seancat e ardhshme të qeverisë të miratohen masa konkrete shtrënguese në administratën shtetërore. Spasovski tha se dikasteri që ai udhëheq është i gatshëm për racionalizim gjatë krizës ekonomike, që për momentin ndodhet shteti.
“Unë pres që në seancat e ardhshme, të mos flasim për rekomandime, por të flasim për masa konkrete për racionalizim me plan se si do të përcaktohet mënyra e kursimit të atyre mjeteve financiare. Këtu përfshihet racionalizimi në sferën e automjeteve, udhëtimeve afariste, përfaqësimin dhe cdo gjë që nuk është thelbësore në punë”, ka thënë Spasovski.