May 19, 2024
Maqedoni

Spasovski dhe Ilievski në takim me qytetarët në Kumanovë

Kandidati për kryetar komune i LSDM-së për Kumanovën, Oliver Ilievski dhe nënkryetari i LSDM-së Oliver Spasovski, sot realizuan takim me banorët e fshatit Lubodrag dhe vendet e populluara “Babin doll” dhe “Vera Kotorka”. Ilievski premtoi ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe të ujësjellësit dhe rikonstruimin e rrugëve dhe rrugicave.