October 4, 2024
Maqedoni

Ministri i diasporës Çupi u takua me kryetarin e Lozanës

Në vazhdën e vizitës në Zvicër, veç takimeve më diasporën, ministri Xhemail Çupi po realizon takime edhe me zyrtarë të ndryshëm. Të enjten pasdite Çupi është takuar ne me kryetarin e qytetit të Lozanës, Grégoire Junod.

Në takim janë shkëmbyer përvoja në lidhje me bashkëpunimin me diasporën dhe migracionin. Kryetarin e komunës e njoftova në lidhje me aktivitetet tona që ndërlidhen me diasporën tonë në Konfederatën Zvicerane.

“Një nder i veçantë ishte lajmi i kryetarit të komunës se z. Bashkim Iseni me origjinë nga RMV-ja është shef i Departamentit të Migracionit në qytetin e Lozanës, i cili do të jetë urë lidhëse për bashkëpunimin e ardhshëm të drejtpërdrejtë me qytetet dhe komunat e RMV-së në shumë fusha, me theks të veçantë me ata komuna që pranuan hapjen e Qendrave të diasporës”, njoftoi ministri Çupi pas takimit. Kryetari i komunës së Lozanës ka shprehur në takim mirënjohjen për vizitën e ministrit të diasporës të Maqedonisë së Veriut, e cila paraqet një fakt shtesë për integrimin e diasporës sonë në Konfederatën Zvicerane.

Ministri i diasporës gjatë ditës së sotme ka realizuar takim të përbashkët me Forumin e Shoqatave Maqedonase, Këshillin Nacional Maqedonas, Shoqatën Bamirëse Maqedonase Pirok, kryetarin e Unionit të Arsimtarëve në Zvicër. Takimi i realizuar në Crisier ishte tepër frytëdhënës, njoftoi ai.
“Gjatë bisedës dëgjova kërkesat dhe propozimet e tyre legjitime, i informova për mësimin plotësues në gjuhën amtare, si dhe për rolin e qendrave të diasporës në 23 komuna të RMV-së, projekt ky që ngjalli kureshtjen e tyre”, deklaroi ministri Çupi pas këtij takimi.

Në Gjenevë ai është takuar i ishte ai me Lidhjën e arsimtarëve dhe prindërve Shqiptarë Naim Frashëri, Gjenevë, takim që është zhvilluar në një atmosferë mjaft konstruktive, duke shkëmbyer informacione dypalëshe lidhur me mënyrat dhe mundësinë e organizimit të arsimit shtesë për fëmijët e diasporës sonë në Zvicër, me theks të veçantë në zonën frëngefolëse.
“Të dyja palët shprehëm dëshirën për bashkëpunim më intensiv në fushën e arsimit dhe kulturës”, tha ministri Çupi.