May 10, 2024
Lajmet e reja

Sot skenës politike shqiptare i shtohet edhe një subjekt politik, ai i Skender Rexhepit

Pas themelimit të PDE-së nga Arjanit Hoxha dhe Lëvizjes Demokratike së fundmi edhe Skender Rexhepi – Zejd do të themeloj partinë e tij politike e cila sot më 09.Shtator në HOLIDAY INN do të mbaj kongresin themelue.

Zejdi ishe bashkëthemelues në Lëvizjen Besa, por me ndarrjen në këtë parti Zejdi kaloi ne krahun e partisë së re të Afrim Gashit nga ku edhe ishte kandidat për deputet i koalicionit ASH-Alternativa. Pas rezultatit të zgjedhjeve lokale dhe përfshirjes së Alternativës në qeveri në partinë Alternativa Zejd kishte shfaqur pakënaqësitë e tij me nënkryetari Bekim Sali dhe sekretarin e përgjithshëm Zeqirja Ibrahimin e që më vonë kulmoi kur ai në kongresin e partisë u la jasht strukturave të partisë. Zejd kishte akuzuar Gashin se partia po drejtohet nga një individ i cili për qëllime personale po e shkatëron partinë duje aluduar në Zeqirja Ibrahimin. Akuzave të Zejd-it i janë shtuar së fundmi edhe dega e Tetovës e cila ka ngrirë aktivitetet së bashku me deputetin Hysni Ismaili dhe dega e Dollnenit e cila po ashtu ka ngrirë aktivitetet ndërsa dega e Zhelinës u shua e gjitha.

Nuk dihet nëse kongresi i sotëm do të sjellë emrin e ri të partisë por iniciatorët këtë kongres e kanë quajtur si “Kongresi Popullor”.