April 28, 2024
Maqedoni

Sot para 22 viteve filloi lufta në Maqedoni

Sot, mbushen 22 vjet nga fillimi i luftës në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, e cila pas hy zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë quhet Maqedonia e Veriut.

Dy vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ishin shqiptarët e Maqedonisë ata, të cilët kanë rrëmbyer armët, sërish nën siglën e UÇK-së.

Ishte themeluar një tjetër ushtri, e cila ka tentuar që me grykën e pushkës ta ndryshojë fatin shqiptar në ish-republikën jugosllave, aty ku elementi maqedonas prej dekadash ishte bërë dominues, e që në kushtet e reja të pavarësisë, e kishte thelluar shtypjen e elementit shqiptar.

Shqiptarët që gjeografikisht është dashur që të jetonin në atë vend, fillimisht përmes aktit më të lartë të një shteti në vitin 1991 i kanë humbur të drejtat të cilat, formalisht, i kanë gëzuar me kushtetutën e vitit 1974.

Edhe pse kushtetuta e vitit 1991 është miratuar pa votat e deputetëve shqiptarë, rrjedha diskriminues shumëdimensional ka vazhduar edhe më tutje.

Po ashtu, në atë kohë Maqedoninë e ka përfshirë papunësia, varfëria e skajshme, korrupsioni, krimi ekonomik dhe krizat e njëpasnjëshme ekonomike, që kanë marrë përmasa të mëdha.

Si rrjedhojë e lodhjes dhe mosbesimit që ndonjëherë mund të jetojnë bashkërisht shqiptarët dhe maqedonasit, Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka vendosur që çështjen ta çojë deri në fund./Derveni.mk