May 3, 2024
Maqedoni

LSDM nuk ka deputetë për ndryshime kushtetuese, thonë nga VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE në një kumtesë për media para seancës së sotme parlamentare thekson se LSDM nuk ka deputetë për ndryshime kushtetuese dhe bën thirrje edhe një herë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Le t’i lënë në votim dhe do ta shohin vetë, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pushteti ka manipuluar me shifra gjatë gjithë vitit dhe realiteti është se nëse do të kishte 80 deputetë, do t’i kishin zbatuar ndryshimet kushtetuese shumë kohë më parë. Realiteti është se nuk janë as 70 deputetë që do të votojnë ndryshimet kushtetuese. VMRO-DPMNE edhe një herë me vendosmëri sot, si shumë herë deri më tani, do të përsërisë qëndrimin e saj, se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese në këto rrethana dhe diktatin bullgar. LSDM nuk duhet të ngacmojë qytetarët dhe shtetin dhe as sot pas dështimit me ndryshimet kushtetuese për të shpërbërë Kuvendin dhe për të shkuar në zgjedhje”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.