May 3, 2024
Maqedoni

Sot nuk ka transport falas në Shkup

Sot pushon vendimi për transport publik falas i cili përkohësisht u vendos si një nga masat e Bashkisë së Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit.

“Sipas të dhënave të Monitorimit shtetëror për matjen e cilësisë së ajrit në ditën 26.12.2022, vërtetohet se ndotja e ajrit është nën pragun për alarmim dhe masa për transport publik fakas ndalohet”, njoftuan dje nga Qyteti i Shkupit.

Ata shtojnë se po ashtu ndalojnë edhe rekomandimet dhe masat që vlejnë kur ndotja kalon kufirin.

Ndryshe, qyteti i Shkupit disa herë në vjet është një nga qytetet më të ndotura në botë, sidomos në sezonin e dimrit.