April 26, 2024
Maqedoni

Sot mblidhet Këshilli Qendror i Alternativës, për të vendosur nëse do të hyjë në Qeveri

Këshilli Qendror i Alternativës në seancën e sotme duhet të sjell vendim nëse kjo parti do të jetë apo jo pjesë e qeverisë, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani, duke nënvizuar se mbledhja e Këshillit Qendror do të mbahet në ora 19:00 në selinë e partisë në Tetovë. Kreu i partisë Afrim Gashi deri më tani ka realizuar tre takime me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev në të cilat takime është diskutuar për pjesëmarrjen e Alternativës në Qeveri dhe përforcimin e shumicës parlamentare.