May 20, 2024
Kosovë

Sot i jepet lamtumira e fundit Qazimit 14-vjeçar i cili u gjend pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Malishevë, ku një fëmijë i moshës 14-vjeçare u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës bënë me dije se fëmija u dërgua atje nga familjarët dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku konstatoi se viktima ka ndërruar jetë.

Viktima mësohet se është Qazim Shijaku, varrimi i të cilit do të bëhet sot.

Siç kanë njoftuar familjarët varrimi i të ndjerit do të bëhet në 16:00 në varrezat e fshatit Temeqin.