April 29, 2024
Maqedoni

Sot hyn në fuqi “e diela ditë jo pune” – Inspektorati fton punëtorët të paraqesin shkeljet!

Sot është e diela e parë si ditë jo pune me ligj. Inspektorati i Tregut u ka bërë thirrje punëtorëve të paraqesin rastet nëse detyrohen të punojnë gjatë ditëve të diela.

Me hyrje nëfuqi të ndryshimeve ligjore, Inspektorati do të dalë në teren për të kontrolluar nëse ligji nuk respektohet.

Ata që do të punojnë të dielën, dhe atë vetëm nëpër veprimtari ku procesi tekniko-teknologjik nuk mund të ndërpritet, do të duhet të marin mëditje prej 50% më të larta dhe duhet të kenë një ditë të lirë brenda javës së ardhshme.