May 6, 2024
Kosovë

Sot hyjnë në fuqi masat e reja

TVLAJMEPROGRAMESERIALEVIDEOGUIDA TVKLAN NEWSARKIVAKONTAKT

Sot hyjnë në fuqi masat e reja
Shpërndaje
08:37 01/06/2021
Me fillimin e muajit Qershor hyjnë në fuqi masat e reja të Komitetit Teknik. Nda dita e sotme, një prej masave që është hequr është përdorimi i maskës në ambientet e jashtme. Barriera mbrojtëse mbetet si detyrim vetëm në ambientet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik.

Ekspertët e Shëndetit Publik rekomandojnë mbajtjen e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës, që konsiderohen persona me risk.

Ora policore nga 1 Qershori shtyhet me një orë, pra nga ora 22:00 shtyhet në orën 23:00-06:00.

Lehtësimi i masave nuk përfshin disa biznese, të cilat do të vijojnë të jenë të mbyllura edhe për muajin Qershor, siç janë klubet e natës, diskot. Ndërsa në subjektet e tjera, muzika lejohet deri në orën 22:00.

Një tjetër lehtësim i masave nga Komiteti do të hyjnë në fuqi në gjysmën e dytë të muajit Qershor. Dhe prej datës 15 Qershor grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.

Edhe për muajin Korrik, Komiteti ka planifikuar disa masa të tjera lehtësuese, duke e vendosur ndalimin e qarkullimit në mesnatë.