May 12, 2024
Maqedoni

Sot feston ditëlindjen e 65-të, lideri Ali Ahmeti!

Në këtë ditë të shënuar, përzgjodha si urim për shëndet, jetë e realizim të të gjitha synimeve, pikërisht këtë fotografi me prapavinë e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, e bërë dhjetë vjet më parë në selinë e BDI-së, e cila më kujton dy fillim refrene të këngëve të famshme “ Krejt çka kish’ të shenjtë Shqipëria, kishte zbrit mbi supe të tija” dhe “Sërish vjen stina e ne ndërrojmë mot, vetëm ai s’plaket kurr” që më bëri të reflektoj se sa i guximshëm, i prerë, vizionar, misionar, idealist, njerëzor, durimtar e paqësor duhet të jetë një personalitet që të identifikohet si: komandanti më i suksesshëm në luftë dhe politikani paqësor dhe i pamposhtur pa asnjë humbje në më tepër se dy dekada; figura kyçe e shtetformimit të Kosovës dhe personaliteti që diktoi zhvillimet në Ballkan duke ndryshuar rrjedhën dhe fatin e avancimit të statusit të shqiptarëve në RMV; aktualisht Lider i pakrahasueshëm shqiptar, me ndikim esencial në arenën evropiane!

Krenarë që jetojmë në epokën e tij dhe që ecim rrugës drejt ardhmërisë, e cila, padiskutim, do të jetë e ndritshme për gjeneratat e reja që do të kenë fatin të mësojnë më tepër, për tërë veprimtarinë e tij të bujshme, në faqet e arta të historisë sonë kombëtare!