Unë besoj fuqishëm se bashkëjetesa e qëndrueshme nuk ndërtohet mbi fjalë të bukura, por mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Se stabiliteti nuk lind nga frika, por nga drejtësia që ndihet në çdo cep të këtij vendi. Vetëm kur secili ndjehet i barabartë, i dëgjuar dhe i pranuar, atëherë bashkëjetesa nuk është barrë, por bekim

albi qamili
Arben Etemi
BASHKIM BAKIU
Bilall Kasami
Blerim Islami
Blerim sejdiu
Daut Beqiri
DAUT MEMISHI
Feti Abazi
Fisnik Mela
haqim ramadani
izet mexhiti
Mehmet Seferi
muhamet elmazi
muhamet murtezi
Nexhmedin Sadiki
Sabaedin Dauti
Sedat Bislimi
Zekerija Berisha
previous arrow
next arrow

Nga Arben FETAI

Marrëveshja e Ohrit ishte ndërhyrja më radikale që ka ndodhur ndonjëherë në arkitekturën politike dhe juridike të këtij shteti. Ajo ishte çasti kur një sistem u detyrua të reflektojë mbi vetveten. Dhe për një moment, u pranua qe vetë Kushtetuta e e kishte mohuar për vite me radhë se një shtet i barabartë nuk është një gjendje e natyrshme, por një zgjedhje e vetëdijshme.

Historia na mëson se marrëveshjet, sado fisnike në letër, mund të devijohen në praktikë. Për fat të keq, kemi parë sesi, që në vitet e para të implementimit, u zgjodh rruga më e rehatshme politikisht, jo ajo më e drejtë moralisht. Në vend që të afirmohej si një prej shtyllave të barazisë institucionale, gjuha shqipe u trajtua si përjashtim, dhe jo si e drejtë. Barazia nuk u institucionalizua, por u menaxhua si pengesë që duhej shmangur me improvizime çasti. Dhe shumë nga ata që duhej të ishin garantues të frymës së marrëveshjes, u shndërruan në avokatë të devijimeve të heshtura të saj.

Një parti politike uzurpoi në mënyrë të njëanshme narrativën e Marrëveshjes së Ohrit, duke u vetëshpallur si gardiane ekskluzive e saj, dhe për pasojë, si përfaqësuese e vetme e aspiratave të popullit shqiptar në këtë shtet. Marrëveshja, e cila u ngjiz nga një sakrificë kolektive dhe nga një moment historik i ndërgjegjes kombëtare, u reduktua në një instrument për kapital politik. Në vend që të shërbente si bazament për shtetformim të drejtë dhe gjithëpërfshirës, ajo u shndërrua në një mekanizëm për ngritje personale, për pasurim individual dhe për ndërtimin e një strukture pushteti që më shumë menaxhoi privilegje sesa që ushtroi drejtësi.

Sot, më shumë se kurrë, është koha të rivendosim dinjitetin e kësaj marrëveshjeje, jo vetëm si akt juridik, por si akt të ndërgjegjes kolektive. Sepse nuk është Marrëveshja ajo që ka dështuar. Kanë dështuar interpretimet që u përpoqën ta kthejnë në një mjet për heshtje, e jo për transformim.

Unë besoj fuqishëm se bashkëjetesa e qëndrueshme nuk ndërtohet mbi fjalë të bukura, por mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Se stabiliteti nuk lind nga frika, por nga drejtësia që ndihet në çdo cep të këtij vendi. Vetëm kur secili ndjehet i barabartë, i dëgjuar dhe i pranuar, atëherë bashkëjetesa nuk është barrë, por bekim. Dhe ky është shteti që duam të ndërtojmë jo duke përsëritur gabimet e së kaluarës, por duke i përmirësuar me guxim dhe përgjegjësi.

Si zëvendëskryeministër, e riafirmoj angazhimin tonë për zbatimin substancial, jo ceremonial të Marrëveshjes së Ohrit. Jo si akt politik, por si detyrim moral ndaj qytetarëve që e duan këtë vend jo për atë çfarë është, por për atë çfarë mund dhe duhet të bëhet.

(Autori është zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut)

sqShqip