May 21, 2024
Maqedoni

Katër persona nga Çairi rrahën disa policë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona nga Çairi, pasi kishin sulmuar fizikisht policë derisa kanë qenë duke kryer detyra zyrtare, transmeton TV21.

“Më 21.08.2023 në ora 23.30 në rajonin e Çairit, policët kanë privuar nga liria Z.B. (34), D.B.(22), A.B.(56) dhe R.B.(28) të gjithë nga Shkupi pasi kanë sulmuar fizikisht policë derisa kanë qenë duke kryer detyrë zyrtare. Pas dokumentimit të plotët të rastit, kundër tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në buletinin e MPB-së.