May 12, 2024
Maqedoni

Sot 417 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit, nga 2.964 testimet e kryera për COVID-19, 417 kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 155, Prilep – 31, Kumanovë dhe Veles – 26, Kavadari – 24, Manastiri dhe Shtipi – 17, Kriva Pallanka – 14, Koçani – 13, Tetova – 11, Ohri dhe Probishtip – 10, Radovishi – 7, Shën Nikolla, Dellçeva dhe Kratova – nga 6, Gjevgjelia, Resnja, Berova dhe Demir Hisari – 5, Strumicë, Kërçova, Negotina, Vinica dhe Makedonska Kamenica – 3, Pehçeva – 2, Krusheva – 1.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im” është paraqitur edhe një pacient i vdekur, i cili ka ndërruar jetë më 24 tetor.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 329 pacientë të shëruar, në 24 orët e fundit.

Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 201.708, prej të cilëve 188.024 janë shëruar, ndërsa 7.108 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (29 tetor) është 6.576.