Kosovë

Sorrat sulmojnë qytetarët në Prishtinë, 26 persona u bënë për spital

Vetëm muajin e fundit, 26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet e sorrave.

Burimet e Insajderit kanë mësuar se një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve.

Nga fundi i muajit prill deri në mes të qershorit, sorrat janë më agresive kur mbrojnë zogjtë e tyre.

Për më shumë, ndiqni videon e plotë: