May 5, 2024
Maqedoni

Sondazh: Bie përkrahja për BE-në tek maqedonasit, tek shqiptarët mbetet e lartë rreth 80 për qind

Përkrahja për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut tek qytetarët e saj ka rënë nga 64 në 60 per qind, tregon aketa e fundit e relizuar nga Instituti për Demokraci në Shkup dhe Fondacioni Konead Adenauer.

Kryetari i Institutit per Demokraci Marko Troshanovski tha se rezervat ndaj BE-së janë rritur tek maqedonasit, raporton Lideri.mk.

“Tek shqiptarët përkrahja mbetet stabile dhe éshtë rreth 80 për qind”, nënvizoi Troshanovski.

Ai shtoi se përkrahja prej 60 per qind që ka shënuar sondazhi i fundit eshte niveli më i ulët i përkrahjes që është shënuar nga sondazhet e përbashkëta që i realizon Instituti për Demokraci dhe Fondacioni Konrad Adenauer.

Ai shtoi se nuk vërehet rritje e euroskepticizmit, por rritje e atyre qytetarëve që janë të papërcaktuar lidhur me pyetje. Nëse përkrahin ose jo anëtarësimin e vendit në BE, shifër që ka arritur në 30 për qind.

Qytetarët kanë treguar mendim negativ për ndryshimet e Kodit Penal, ku 60 për qind e të anketuarëve kanë vlerësuar se këto ndryshime nuk janë bë në funksion të anëtarësimit në BE. /Lideri