April 29, 2024
Maqedoni

Solidaritet me Ukrainën, ndërtesa e MPJ-së në Shkup me ngjyrat e flamurit ukrainas

Sonte e ndriçuam Ministrinë e Punëve të Jashtme me ngjyrat e flamurit ukrainas, me të cilin duam të dërgojmë një mesazh të fortë mbështetjeje dhe solidariteti me Ukrainën dhe popullin mik ukrainas, në këto momente të vështira, njoftoi kryeministri Kovaçevski.
Ai tha se me këtë rast, ne edhe një herë e rikonfirmojmë mbështetjen tonë të qartë për sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Ukrainës, si anëtare e NATO-s dhe veprues përgjegjës në komunitetin ndërkombëtar, bëjmë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake në Ukrainë si dhe kthimin e paqes.