Maqedoni

Snopçe: Prokuroria me standarde të dyfishta për rastin “Sazdovski” dhe për rastin e henbollistit kroat

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një dekalratë për media, kanë folur për vdekjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, përcjell in7

Ata thotë se kjo përbën edhe një skandal mjaft të rëndë të drejtësisë në vend.

“Fatkeqësisht, tentativat për të mbrojtur sulmuesit, filluan me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) fillimisht duke mohuar se ka pasur dhunë, е tani vazhdojnë me prokurorinë duke ua zbutur veprën penale dhe për pasojë edhe dënimin që duhet të marrin sulmuesit. E dini të gjithë se në drejtësi një rol të rëndësishëm luan praktika gjyqësore, si mekanizëm për të krahasuar cilësinë e drejtësisë”, ka deklaruar Halil Snopçe.
Ai ka shtuar se tragjedia e fundit është e ngjashme me atë të riut Nikolla Sazdovskit.

“Edhe sipas përshkrimit të lëndës nga ana e prokurorisë, vërehet se dy rastet ja identike, dhunë fizike, goditje të kokës në send të fortë që ka sjellë pasojë vdekjen e kështu me radhë. Por, në mes dy rasteve ka një dallim të madh. Në rastin e Sazdovskit prokuroria ngriti padi për vepër penale vrasje sipas nenit 123, pika 2, paragrafi 1, ku parashihet dënim minimal prej 10 vite burg ose burg të përjetshëm dhe epilogun e dini të gjithë. Në rastin e fundit e njëjta prokurori, veprën e ka kualifikuar në bazë të nenit 123, por pika 1 ku dënimi është përgjysëm më i ulët dhe parashihet të paktën 5 vite burg”, tha Snopçe.
Ai ka pyetur prokurorinë se çfarë ka ndryshuar në këto dy raste, kur të gjitha rrethanat dhe veprimet janë të njëjta.
“Mos vallë jeta e një të riu kroat është më pak e vlefshme sesa jeta e një të riu maqedonas!? Apo ndoshta ndryshon fakti se në rastin e fundit sulmuesit ishin maqedonas dhe në rastin e Sazdovskit sulmuesit ishin shqiptarë!? Të nderuar qytetarë, kjo është ajo drejtësia e dyfishtë në vendin tonë, e zbatojnë prokuroria dhe gjyqësia e partizuar dhe korruptuar, që qytetarëve u sjell padrejtësi dhe ua cënon perspektivën. Këtu buron edhe vetoja reale për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, ku nuk pranohen vende me drejtësi të dyfishtë dhe që bëjnë dallime dhe diskriminime edhe në tragjedi të këtilla”, ka thënë Snopçe./in7.tv/