April 29, 2024
Maqedoni

Regjistrohen 142 raste të reja dhe 4 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 198 pacientë të shëruar nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 308.294, prej të cilëve 297.922 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi katër viktima tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 9.260 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.990.996, përfshirë 1.997 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.112.