May 11, 2024
Maqedoni

Snopçe e quan autokrat Talat Xhaferin: Bllokuesi i vërtetë i Kuvendit është kryeparlametari

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe sonte në “Rruga drejtë” në Alsat, tha se bllojues i vërtetë i Kuvendit është kryeparlamentari Talat Xhaferi, përcjell in7

“Duhet të pastrojmë një dielmë, koncentrohemi në diçka tjetër në bllokimin e opozitës maqedonase, por pyetja është se kush është bllokues i vërtetë i Kuvendit? Ne themi me emër dhe mbiemër se bllokuesi është Talat Xhaferi. Ai nuk lejon të debatohet për ankesat dhe parashtresat e qytetarëve, ai nuk lejon që të debatohet për spitalin modular në Tetovë, tragjendin me autobusin në Bullgari… Bllokadë është që ne kemi parashtruar ligje me 23 prill, Talat Xhaferi nuk i vendos në rend dite e ato të VMRO-së vetëm një ditë para të parashtruara i vendos”, tha deputeti Snopçe.

Ai tha se Xhaferi nuk është autokrati i vetëm i këtij vendi, por pjesë e një shtafete autokratësh.

 

“Kjo është bllokazhë dhe ditën e djshme pamë se kishim një teatër, cirk, e pamë dje se shteti ynë nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë, kemi totalitarizëm në vendin tonë. Ne nuk kemi një autokrat, por shtafetë autokratësh dhe Talat Xhaferi është vetëm pjesë e kësaj shtafete”, deklaroi deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.

Duke i replikuar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi i cili poashtu është i ftuar në emsinin, Snopëe tha se këto të BDI-së edhe inorancën e tyre e shfrytëzojnë si argument./in7.tv/

00:00

01:38